Flash

U shuan në aksident në Rumani/ Sot u jepet lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut

Lapsi.al 31 January 2026
U shuan në aksident në Rumani/ Sot u jepet lamtumira e fundit 5

Sot u jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion.

Siç raportojnë mediat e huaja, në orën 11:00, trupat e tre të rinjve mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin lamtumirën e fundit Vasilis Palos, Kostas Markopoulos dhe Dimitris Maronitis.

Ndërsa në Selanik, në Efkarpia, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia mortore për Giorgos Kesanidis në Kishën e Shën Irinit Chrysovalantou. Ndërkohë, në orën 13:00, në Stefaninë të komunës së Volvës, familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit Thanasis Gouzouris, në Kishën e Shën Dimitrios.

Sa i përket gjendjes shëndetësore  të 20-vjeçarit të plagosur rëndë, nësohet se ai ende ndodhet i shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë të spitalit “Papageorgiou” në Selanik, por jashtë rrezikut për jetën. Gjithshtu një tjetër i plagosur, 28 vjeç, u largua nga i njëjti spital ditën e djeshme, pasi shprehu dëshirën e fortë për të marrë pjesë në funeralet e shokëve të tij dhe për tu dhënë lamtumirën e fundit.

Po ashtu edhe një  20-vjeçari tjetër nga Rumania ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe mjekët kanë theksuar se i riu ka qenë në gjendje të lëvizë gjymtyrët, përjashtuar krahun e thyer. Ai do të mbetet i intubuar për arsye mjekësore, në mënyrë që të shmangen komplikacione në frymëmarrje pas ndërhyrjes kirurgjikale

Të këshilluara

Aksident pak pas mesnate në Unazën e Madhe

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka apo jo për persona...

08:43

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI