Flash

54-vjeçari nga Delvina kapet me 74 kg drogë në Igumenicë

Lapsi.al 1 February 2026
54-vjeçari nga Delvina kapet me 74 kg drogë në Igumenicë

Është identifikuar 54-vjecari shqiptar, i cili pasditen e djeshme u kap me rreth 75 kg marijuanë në Rajo të Igumenicës, në tentativë për ta futur në territorin grek. Ai është shtetasi Bujar Xhibo nga Delvina, person me precedentë penalë në Shqipëri.

54-vjecari u ndalua nga policia greke teksa me mjetin e tij po transportonte 3 çanta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë.

Droga ishte marrë në kufirin e gjelbër dhe po futej në brendësi të tokës greke. Veç automjetit, Xhibos iu sekuestrua edhe një telefon celular.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI