Flash

Lubonja flet për njohjen me Ramën: Kur u bë politikan kërkonte votën, jo të vërtetën

Lapsi.al 1 February 2026
Lubonja flet për njohjen me Ramën: Kur u bë politikan

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Interview” nga Mirela Milori në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga jeta e tij ndërsa foli edhe lidhur me marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Lubonja theksoi se Rama pas futjes në politikë filloi të kërkojë votën dhe jo të vërtetën.

“Ajo që ndodhi pas "97-s është ajo rëndom ka ndodhur, që pushteti të të tjetërsojë. E kanë pyetur Pietro Nenni-n për faktin që ka qenë shumë mik me Musolinin përpara se Musolini ishte socialist, pastaj u bë fashist dhe ndërtoi lëvizjen e tij. Dhe i thanë: “Çfarë ore, si ishte puna?”, sepse kishin qenë bashkë si Pietro Neni, senator italian, për ata që s’e njohin, një figurë e njohur politike në Italinë e pas luftës.

Si ishte puna e Mussolinit që u kthye? Hë? Ai tha, ka një shprehje në italisht: "Aveva una grande volja di comandare", domethënë kishte një dëshirë të madhe për të komanduar. Më konkretisht, pra, të gjitha ato vlera ideale apo vizione që kishim… për një tjetër gjë, dolën tjetër.

Për mua, të gjitha këto i tradhtoi si intelektual. Për ta thënë me dy fjalë, në atë kohë unë kam shkruar, kur u rrah Rama, një shkrim të gjatë te "Koha Jonë" të nesërmen. Midis tjerash kam cituar një intervistë që Rama do botonte dhe që s’botoi dot, ku midis tjerash thoshte: “Intelektuali kërkon të vërtetën, ndërsa politikani kërkon votën.” Kjo e dallon.

E tani, kur u bë politikan, ky filloi të kërkojë votën dhe jo të vërtetën. Dhe të kërkosh votën do të thotë shumëçka, e kuptojnë njerëzit”, - tha ai. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI