Flash

Bad Bunny hyn në historinë e Grammy, fiton “Albumin e Vitit”

Lapsi.al 2 February 2026
Bad Bunny hyn në historinë e Grammy, fiton “Albumin e

Bad Bunny u prit me ovacion në këmbë në Grammy 2026, pasi hapi fjalimin e tij të pranimit me fjalë  drejtuar Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE), në një kohë kur dhuna e lidhur me politikat e emigracionit është në rritje.

Muzikanti portorikan, i lindur Benito Antonio Martínez Ocasio, u ngjit në skenë të dielën, më 2 shkurt, për të marrë çmimin Grammy për Albumin më të Mirë Música Urbana me projektin DeBÍ TiRAR MáS FOToS.

“Para se të falënderoj Zotin, do të them: ICE jashtë. Ne nuk jemi të egër, nuk jemi kafshë, nuk jemi alienë — ne jemi njerëz dhe jemi amerikanë,” tha ai, duke nxitur menjëherë një ovacion në këmbë nga publiku.

“Gjithashtu dua t’u them njerëzve: e di që është e vështirë të mos urresh këto ditë, dhe ndonjëherë mendoj se ndotemi… contaminado. Nuk di si ta them saktë në anglisht,” shtoi këngëtari, duke iu referuar fjalës spanjolle që do të thotë “i kontaminuar”.

Ai theksoi se “e vetmja gjë më e fortë se urrejtja është dashuria”, duke bërë thirrje për një qasje ndryshe ndaj konfliktit dhe dhunës.

“Duhet të jemi ndryshe. Nëse luftojmë, duhet ta bëjmë me dashuri. Ne nuk i urrejmë ata. Ne i duam njerëzit tanë, i duam familjet tona, dhe kështu duhet vepruar — me dashuri. Mos e harroni këtë, ju lutem,” përfundoi ai, përpara se të falënderonte Zotin dhe Akademinë Grammy.

Komentet e Bad Bunny-t vijnë pasi ai kishte vendosur më herët të mos e sillte turneun e tij botëror Debí Tirar Más Fotos në SHBA, për shkak të përdorimit të ICE dhe agjencive të tjera federale nga administrata Trump për goditjen ndaj emigracionit.

 

Të këshilluara

Justin Bieber zbulon tatuazhin e ri në Grammy

Justin Bieber ka habitur publikun në ceremoninë e Grammy Awards 2026, duke u ngjitur në skenë pothuajse i zhveshur – vetëm me bokserë dhe çorape – gjatë perform...

14:47

Ndahet nga jeta aktorja e “Home Alone”

Catherine O’Hara, aktorja e njohur për rolet e saj ikonike në filmat “Home Alone” dhe “Best in Show” ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua për Variety nga menaxhe...

20:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI