Flash

Hapet thirrja për Çmimin “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit” 2026

Lapsi.al 2 February 2026
Hapet thirrja për Çmimin “Mirash Ivanaj – Mësuesi i

Fondacioni M&M Ivanaj Institut ka shpallur hapjen e thirrjes për propozime për Çmimin “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit” 2026, një iniciativë që organizohet për herë të parë dhe synon të vlerësojë figurën e mësuesit dhe rolin e tij në shoqëri. Ky çmim vjen i frymëzuar nga vizioni i Mirash Ivanaj, reformator i arsimit shqiptar, i cili e konceptonte dijen dhe arsimin si bazë të shtetit modern dhe të zhvillimit shoqëror.

Përmes kësaj nisme, Fondacioni synon jo vetëm dhënien e një çmimi vlerësues, por edhe rritjen e vëmendjes dhe mirënjohjes publike ndaj mësuesve, duke i dhënë zë nxënësve, ish-nxënësve dhe prindërve. Ata do të kenë mundësinë të propozojnë dhe më pas të votojnë online për mësuesin që vlerësojnë më shumë, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ndër vite.

Periudha e propozimit të emrave do të zhvillohet nga 26 janari deri më 6 shkurt 2026. Gjatë kësaj kohe, qytetarët ftohen të propozojnë mësues aktivë ose në pension, të cilët kanë kontribuar në shkollat publike të Bashkisë Tiranë. Propozimet kryhen përmes platformës online të Fondacionit në adresën https://ivanaj-foundations.org/sq/mesuesiviti/.

Pas përfundimit të fazës së nominimeve, nga 15 deri më 22 shkurt 2026, kandidatët e propozuar do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi të dyfishtë, i cili përfshin njëkohësisht votimin publik online dhe vlerësimin profesional nga një juri e pavarur.

Struktura e çmimit është ndërtuar me përgjegjësi dhe logjikë institucionale, ku 70 për qind e shpërblimit i dedikohet drejtpërdrejt mësuesit si vlerësim profesional për punën e tij, ndërsa 30 për qind e fondit investohet në një projekt edukativ që zhvillohet në bashkëpunim me nxënësit.

Edicioni i parë i Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit” 2026 fokusohet në arsimin parauniversitar në Tiranë, duke përfshirë arsimin fillor, arsimin 9-vjeçar dhe arsimin e mesëm. Për secilin nga këto nivele do të shpallen fitues të vendit të parë, të dytë dhe të tretë, me synimin për të nxjerrë në pah meritat dhe përkushtimin e mësuesve në çdo hallkë të sistemit arsimor.

Përmes kësaj nisme, Fondacioni M&M Ivanaj Institut synon të forcojë kulturën e vlerësimit dhe të meritës në arsim, duke përcjellë mesazhin se mësuesit janë arkitektët e së ardhmes dhe se investimi te ata është investim te shoqëria dhe brezat që vijnë. 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI