Flash

“Klani Vokrri”/ Mediat spanjolle: Familja shqiptare që 'përmbyt' Spanjën me drogë

Lapsi.al 2 February 2026
“Klani Vokrri”/ Mediat spanjolle: Familja shqiptare që

Një hetim i Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare spanjolle ka zbërthyer strukturën e fuqishme të "Klanit Vokkri", një organizatë me bazë familjare që dominonte trafikun e drogës në Ibiza, Barcelonë dhe Valencia.

Sipas medias spanjolle ABC, tregu i drogës po dominon nga mafia marokene dhe asaj turke. Në qendër të këtij aktiviteti kriminal qëndron familja Vokkri, e cilësuar si një organizatë ndërkombëtare familjare. Vokkrit akuzohen për importimin e sasive masive të kokainës, kanabisit dhe armëve në Spanjë, duke shfrytëzuar rrjetin e tyre shqiptar.

ABC, shkruan se ky klan dyshohet se drejtohej nga Emanuele Vokkri, Donald Vokkri, Robert Muka dhe Mario Vreta, ndërsa anëtarët e mbetur ishin rumunë dhe shqiptarë me lidhje të forta me këtë familje.

Operacionet e organizatës kriminale mbështeteshin te Stefan Milojevic Bjekovic, djali i një ish-futbollisti të Mallorca CF, udhëheqës i bandës neonaziste të motorçiklistëve United Tribuns në Spanjë dhe një luftëtar i MMA-së, i cili tashmë është arrestuar. Si pasojë e këtij operacioni, në pranga ranë 76 persona të dyshuar në pëfshirje të aktivitietit kriminal, u sekuestuan 687 kg kokainë dhe 2,500 kg hashash.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI