Flash

Shkelën sanksionet ndaj Rusisë, 5 të arrestuar në Gjermani

Lapsi.al 2 February 2026
Shkelën sanksionet ndaj Rusisë, 5 të arrestuar në Gjermani

Pesë persona u arrestuan në Gjermani, pasi dyshohen për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë. Çështja ka të bëjë me eksportin e pajisjeve të prodhimit të armëve në Rusi, përmes kompanive dhe besohet se përfshin inteligjencën ruse.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, e cila lëshoi urdhër-arrestet, pesë personat dyshohet se kanë fshehur dërgesat nga Lübeck në Schlesëig-Holstein në Rusi të pajisjeve mekanike dhe teknike për prodhimin e armëve. Mediat e huaja shkruajnë se dërgesat u bënë përmes një rrjeti kompanish dhe përmes vendeve brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian.

Mbi 15 mijë shkelje

Në rreth 75 rastet e hetuara, disa nga përfituesit janë qartësisht prodhues armësh, ndërsa policia vlerëson se janë kryer rreth 16 mijë shkelje të rregulloreve.

Siç raporton Radio Televizioni Gjerman Jugperëndimor SëR, mes të arrestuarve është edhe Nikita S., mbajtës i shtetësisë ruse dhe gjermane, i cili besohet të jetë pas kompanisë në Lübeck. Ai u arrestua me hyrjen në Gjermani.

Policia, autoritetet doganore dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës kryen kontrolle në pronat e tij, pronat e katër bashkëpunëtorëve të tij dhe vende të tjera në Meklenburg-Pomerani, Frankfurt, Schlesëig-Holstein dhe Nuremberg. Disa nga të dyshuarit janë shtetas gjermanë, disa kanë shtetësi gjermane dhe ruse, dhe një ka shtetësi gjermane dhe ukrainase.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI