Flash

SPAK dërgon për gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojës

Lapsi.al 2 February 2026
SPAK dërgon për gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojës

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen e kryetarit të bashkisë Tropojë Rexhë Byberi dhe nënkryetarit Abedin Kërrnaja. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit një dëm prej 2.7 mln euro. Byberi dhe Kërnaja akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, në lidhje me procesin e hapjes së rrugëve në Tropojë, në kundërshtim me rregullat e miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Byberi i cili ndodhet nën masën "arrest në shtëpi" dhe zëvendësi i tij Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre me dëm financiar mbi 277 milion lekë, ku për ndërtimin e dy rrugëve, SPAK thotë se rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit.

Sipas hetimeve, ata nuk kanë zbatuar procedurat e kërkuara nga ligji, që parashikojnë aplikimin në sistemin elektronik e-Leje pranë bashkisë, verifikimin e dokumentacionit dhe konsultimin me institucionet përkatëse të mjedisit për të vlerësuar ndikimin e këtyre punimeve.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI