Flash

Fushë-Krujë/ Banorët e fshatit Luz në protestë për rrugën

Lapsi.al 3 February 2026
Fushë-Krujë/ Banorët e fshatit Luz në protestë për

Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati.

Banorëve mëngjesin e sotëm iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur shkojnë në shkollë nga kamionët, të cilët shpesh herë, për të evituar gropat, hipin mbi trotuare.

Pasditen e djeshme në rrugë është hedhur një kamion çakull për të mbyllur disa gropa gjigande, por asnjë lloj reagimi nga ana e instancave për këta banorë se kur do të rikonstruktohet kjo rrugë, e cila është edhe një arterie për ekonominë e vendit, pasi në këtë rrugë çdo ditë kalojnë mbi 1000 kamionë, të cilët transportojnë çimento, gëlqere, inerte etj. për në të gjithë vendin, madje edhe për eksport.

Banorët sot e mbajtën të bllokuar rrugën për mbi një orë dhe deklarojnë se do t’i vijojnë protestat, madje do t’i përshkallëzojnë ato nëse nuk ndërhyhet seriozisht për rikonstruksionin e saj.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 3 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me ...

08:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI