Flash

KPA konfirmon në detyrë Aulona Bodon si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 3 February 2026
KPA konfirmon në detyrë Aulona Bodon si ndihmëse ligjore në

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila kishte konfirmuar Aulona Bodon, në detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë, dhe nuk kishte pranuar kërkesën e saj për t’i njohur statusin e magjistratit dhe për t’u emëruar gjyqtare.

Bodo nuk ka qenë dakord me këtë pjesë të vendimmarrjes së KPK-së, dhe e ankimoi vendimin në Kolegjin e Apelimit, që po ashtu e ka rrëzuar këtë kërkesë dhe ka shuar ëndrrën e saj për t’u emëruar gjyqtare.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 801, datë 19.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Aulona Bodo”, thuhet në njoftimin e KPA-së. Aulona Bodo e ka filluar detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë në vitin 2014.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 3 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me ...

08:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI