Flash

Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

Lapsi.al 3 February 2026
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg Laert

Laert Hasalla është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit. 34-vjeçari ndodhej në 'arrest shtëpi' për tentativë vrajse. Konkretisht Hasalla pagoi Mariglen Matjanin, aktualisht i dënuar, që të vriste Marius Hasallën për gjakmarrje. Ngjarja u regjistrua më 30 mars 2023 në Lushnjë, ku gjatë atentatit, e plagosur mbeti vetëm halla e Marius Hasallës, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet.

Konflikti mes familjeve Hasalla

Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ai është dënuar me 35 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 3 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me ...

08:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI