Flash

Berisha kundër aeroportit të Vlorës: Brigjet shqiptare nuk janë Antalya dhe as Kreta

Lapsi.al 4 February 2026
Berisha kundër aeroportit të Vlorës: Brigjet shqiptare nuk

Sali Berisha, ka zhvilluar Foltoren në degën 1 dhe 3 në Tiranë, ku ka folur për shumë çështje.

Kreu i PD, u ndal edhe te aeroporti i Vlorës dhe premtimi i qeverisë se ai do të jetë aeroporti më i madh i Ballkanit. Mirëpo Berisha deklaroi se ky aeroport nuk na duhet, pasi në Shqipëri uji i detit në dimër është i ftohtë dhe nuk ka turizëm, ndaj nuk ja vlen aeroport me të tilla përmasa për "tre muaj turizëm". Madje Berisha e quajti injorancë të madhe këtë që po ndodh.

Megjithatë duket se kreu i PD, nuk mori parasysh faktin që ka përpjekje që resortet që janë ndërtuar dhe miratuar në jug të vendit, të operojnë përgjatë të gjithë vitit.

“Aeroporti i Vlorës. Do të dalin gjithnjë e më shumë në dritë, korrupsioni i tmerrshëm me të. Duke dalë, meqë po kryen një nga vjedhjet më të mëdha në Ballkan, thoni që ky është aeroporti më i madh në Ballkan. Po çfarë injorance… Si mund t’i shesës këtë injorancë, çfarë duhet aeroporti më i madh në Ballkan në Vlorë? Na thuaj pak. Çfarë duhet? Brigjet shqiptare nuk janë brigje dimërore, nuk janë Antalya dhe as Kreta. Kjo është e njohur. Ujërat shqiptare në dimër nuk janë ujëra për turizëm. E çfarë e do atëherë, për tre muaj verë do ndërtosh ti aeroportin më të madh në Ballkan? Në një kohë kur, i gjithe bregu sot për sot, ka 12 mijë shtretër. Nga Vlora gjer në Kepin e Stillës.

Doli dikush në atë ministri, që kishte thënë të ndërtojmë njëherë 30 milionë euro dhe kur ky ti plotësojë pasagjerët, shtojmë 30 milionë dhe me rradhë. Aeroporti i Tiranës eci në këtë formë. Jo këta, sepse duan të vjedhin.

Duhet t’ja shpjegoni çdo njeriu, nga taksat tuaja çdo vit do ti paguhen kompanisë dhejtë milionë euro bileta", tha Berisha.

Të këshilluara

Korça tronditet nga një lëkundje tërmeti

Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë mbrëmjes së së kësaj të mërkure rreth orës 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë. Epiqendra ësh...

20:33

Sherr me thika në Korçë, një i plagosur

Një konflikt i ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, a...

19:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI