Flash

Hiqet fytyra e engjëllit që i ngjante Melonit në bazilikën e Romës

Lapsi.al 4 February 2026
Hiqet fytyra e engjëllit që i ngjante Melonit në bazilikën e

Fytyra e engjëllit që i ngjante kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ngjalli mjaft polemika ditët e fundit në vendin fqinj është fshirë nga i njëjti restaurues që e pikturoi atë në kishën e San Lorenzo në Lucina, në zemër të Romës.

“U hoq. Në fund të fundit, gjithmonë kam thënë se nëse do të kishte qenë përçarëse, do ta kishim bërë. Për më tepër pati një radhë të gjatë njerëzish që erdhën ta shihnin dhe të bënin selfie, jo për t'u lutur... Nuk mund të qëndronte ashtu. Edhe Fiorello bëri shaka për radhën për të parë pikturën", - tha për ANSA-n me një buzëqeshje, famullitari Daniele Micheletti.

Affresco con il volto somigliante a Meloni cancellato a San Lorenzo in Lucina RIPRODUZIONE RISERVATA

Restauruesi i bazilikës këmbënguli fillimisht se kishte ruajtur të njëjta tipare të engjëllit që kishin qenë në origjinal, por ishte e qartë ngjashmëria që engjëlli kishte me Meloni. Restauruesi pranoi e se kishte prishur restaurimin pas një kërkesë që i kishte ardhur nga Vatikani.

Affresco con il volto somigliante a Meloni cancellato a San Lorenzo in Lucina RIPRODUZIONE RISERVATA

Turistët që mbërritën këtë të mërkure për të parë afreskun e famshëm thanë se ishin dakord me heqjen e fytyrës së Melonit, por dukeshin edhe të zhgënjyer që nuk kishin mbërritur në kohë për ta parë atë. "Më duket çmenduri," tha një burrë, "por gjëja më e pabesueshme është se gjysma e Romës erdhi këtu për të parë pikturën" – tha njëri prej tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Raportohet i vdekur djali i Gaddafit

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, kolonel Muamar Gaddafi, thuhet se është vrarë. Vdekja e 53-vjeçarit, i cili dikur shihej gjerësisht si ...

19:42

Mitsotakis njofton takim me Erdogan në Ankara

Ankaraja po rishikon marrëdhëniet greko-turke brenda një konteksti më të gjerë gjeopolitik, në një periudhë kur po ndërmerr hapa për normalizimin e marrëdhëniev...

14:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI