Flash

SHBA dhe Rusia pa marrëveshje bërthamore, OKB kërkon negociata urgjente

Lapsi.al 5 February 2026
SHBA dhe Rusia pa marrëveshje bërthamore, OKB kërkon negociata

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të rikthehen pa vonesë në negociata për një marrëveshje të re mbi çarmatimin bërthamor, pas skadimit të marrëveshjes së fundit në fuqi mes dy fuqive. Ai e cilësoi këtë zhvillim si “një moment jashtëzakonisht serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

“Përfundimi i dekadave të përpjekjeve për kontrollin e armëve nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të papërshtatshme. Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është sot më i larti i dekadave të fundit”, deklaroi Guterres, duke u kërkuar Uashingtonit dhe Moskës “të ulen menjëherë në tryezën e negociatave dhe të bien dakord për një kornizë të re detyruese”.

Që prej periudhës së Luftës së Ftohtë, SHBA dhe Rusia kanë nënshkruar disa marrëveshje për kufizimin dhe kontrollin e arsenaleve të tyre bërthamore. Dy vendet zotërojnë rreth 80 për qind të kokave bërthamore në botë. Marrëveshja e fundit, START i Ri, e nënshkruar në vitin 2010, vendoste kufij për numrin e raketave lëshuese dhe bombarduesve strategjikë, si dhe për 1.550 koka bërthamore operative për secilën palë. Ajo parashikonte gjithashtu shkëmbime të rregullta informacioni dhe mekanizma verifikimi.

Inspektimet e parashikuara nga START i Ri u pezulluan në vitin 2023, në kontekstin e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022.

“Për herë të parë në më shumë se 50 vjet, bota gjendet pa asnjë kufizim ligjërisht detyrues mbi arsenalet strategjike bërthamore të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara”, paralajmëroi Guterres. Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr edhe më herët, në vitin 2019, nga një tjetër marrëveshje kyçe për çarmatimin bërthamor, Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), i nënshkruar në vitin 1987 mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.

Të këshilluara

Raportohet i vdekur djali i Gaddafit

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, kolonel Muamar Gaddafi, thuhet se është vrarë. Vdekja e 53-vjeçarit, i cili dikur shihej gjerësisht si ...

19:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI