Flash

Në Prishtinë protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Lapsi.al 6 February 2026
Në Prishtinë protestojnë kundër shtrenjtimit të

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, qytetarë në Prishtinë protestuan të premten kundër kërkesës për shtrenjtim të energjisë.

Protesta nisi pranë objekteve të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, si dhe asaj për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS.

KESCO i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji rritje të çmimit të energjisë elektrike për mbi 21 për qind për vitin 2026, ndërsa vendimi për këtë kërkesë pritet të merret gjatë muajit prill.

“Na thonë se problemi është te konsumi ynë i tepërt dhe jo te apetiti i KEDS-it. Vjet u vodhën prej 16.1 për qind, që na bënë trekëndëshi KEDS–ZRRE–Qeveri. Edhe sivjet po duan me na e trashë edhe më shumë e me na thënë se ka rritje tjetër prej 20 për qind, është përnjëmend hile e zanatit të KEDS-it”, shprehet protestuesi Erbilin Ajdini.

Gjatë protestës pranë objektit të KEDS, për shkak të hedhjes së flakadanëve, një protestues u arrestua nga Policia e Kosovës.

Pas kësaj, protestuesit marshuan drejt zyrave të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ku kërkuan që kompanitë e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike t’i kthehen pronësisë shtetërore.

“Ne konsiderojmë që distribucioni ti kthehet KEK-ut dhe qytetari të ketë çmim simbolik, punëtori të ketë dinjitet, kompania të ketë fuqi dhe shteti të jetë energjik”, thotë protestuesi Nexhat Llumnica.

Në përfundim, protestuesit qëndruan edhe pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kërkuan që të parandalohet çdo përpjekje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Pranë hyrjes së Qeverisë, protestuesit vendosën pankartat: “Nuk e durojmë ma hajninë”, “Nji popull nuk i nënshtrohet KEDS-it”, “Stop hajnisë me fatura t’rrymës” dhe të tjera.

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se nga aksidenti nuk ka p...

18:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI