Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, reagon Bardhi: Të mblidhet urgjentisht...

Lapsi.al 6 February 2026
Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, reagon Bardhi: Të mblidhet

Një reagim ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në reagimin e tij Bardhi shprehet se tashmë alibitë kanë rënë, ndërsa Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë.

Gjithashtu ai i bën thirrje kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën, të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancën plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.

"Alibitë tashmë kanë rënë! Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.

Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë" - shkroi Bardhi në rrjetet sociale. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI