Flash

Juve u penalizua, ish-arbitri Cesari shpërthen ndaj penalltisë: “Është anti-futboll”

Lapsi.al 7 February 2026
Juve u penalizua, ish-arbitri Cesari shpërthen ndaj penalltisë:

Atalanta-Juventus ishte një ndeshje shumë e diskutuar. Rezultati 3-0 i bergamaskëve ndaj bardhezinjve është një goditje e rëndë për një skuadër në rritje dhe në formë si ajo e teknikut Luciano Spalletti, por gjatë ndeshjes pati dy episode të dyshimta arbitrimi që zemëruan tifozët juventinë. I pari lidhet me penalltinë e dhënë për Atalantën dhe të realizuar nga Scamacca që solli avantazhin për vendasit. Ederson kroson dhe topi, pa ndryshuar trajektore, prek lehtë dorën e Bremer dhe përfundon në krahët e Perin. Mesfushori i Atalantës nuk bën asnjë protestë, ashtu si edhe lojtarët e tjerë në fushë. Madje Scamacca duartroket shokun e skuadrës për iniciativën. Pas një minute e 15 sekondash, VAR-i Abisso sinjalizon arbitrin Fabbri për një parregullsi dhe, pas rishikimit në monitor, jepet penalltia. Në Sportmediaset menjëherë pas ndeshjes, ish-arbitri Graziano Cesari analizoi episodin dhe e kritikoi ashpër vendimin: “Kjo është anti-futboll”.

Moviola e ish-arbitrit Cesari

Ish-drejtuesi i ndeshjes, duke analizuar me pamje të ngadalësuara episodin, shprehet kundër atij vendimi dhe shpjegon arsyet: “Që të ketë penallti duhet të ketë distancë shumë të afërt, dora të shkojë drejt topit dhe një lëvizje të panatyrshme të krahut që nuk justifikohet nga vrapimi apo lëvizja e lojtarit që në atë moment po përpiqet të godasë topin”. Sipas Cesari-t, të gjitha këto elemente mungojnë në atë rast dhe ai e hedh poshtë plotësisht vendimin e arbitrit.

“Krahu nuk shkon kurrë drejt topit – shpjegon Cesari –. Distanca është shumë e afërt dhe është një lëvizje ndalimi në vrap që e detyron lojtarin automatikisht të ngrejë krahun për t’u balancuar, përndryshe ndodh si me Di Lorenzo që më pas u dëmtua”. Në fund, Cesari përmbyll mendimin e tij mbi episodin, duke gjetur edhe miratimin e Alessio Tacchinardi-t në studio: “Mund t’ju them diçka? Kjo për mua është anti-futboll”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI