Flash

Dele Alli ka lënë 150 mijë euro në kazino në Londër: “Vjen këtu, është i trishtuar”

Lapsi.al 9 February 2026
Dele Alli ka lënë 150 mijë euro në kazino në

Dele Alli ende nuk ka gjetur një skuadër pasi u largua nga Como dhe në moshën 29-vjeçare e ka vënë në pezull karrierën e tij. Nuk përflitet më për atë që arrin të bëjë në fushë dhe ka zënë faqet e para të të gjithë tabloideve për faktin se ka humbur mbi 150 mijë euro në disa sesione pokeri të luajtura në orën 2 të natës në një kazino të Londrës: për disa ditë me radhë është paraqitur atje në mes të natës duke humbur vazhdimisht shuma të mëdha parash dhe duke shqetësuar lojtarët e tjerë që e kanë parë shpesh vetëm dhe të trishtuar. Nuk flet me askënd, përdor salla private dhe largohet kur kalon kufirin e lejuar nga kazinoja.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, ai ka frekuentuar Victoria Casino për rreth dy javë në mënyrë shumë të rregullt, duke grumbulluar rreth 25 mijë euro humbje çdo natë. Për pjesëmarrësit e tjerë përkufizohet si një “balenë”, pra një lojtar që ka shuma të mëdha parash, por nuk është shumë i aftë dhe përfundon duke humbur gjithçka për gëzimin e rivalëve. Një situatë shqetësuese për të, tashmë shumë larg yllit që ëndërronte të ishte në kohët e Tottenham.

Dele Alli ka humbur mijëra euro në kazinonë e Londrës

Aventura e tij në Itali ishte e shkurtër dhe e pafrytshme dhe ëndrra për t’u rilançuar te Como u shua brenda një çasti. Fabregas e priti në skuadër në mes të sezonit si lojtar i lirë dhe ai luajti vetëm nëntë minuta më 15 marsin e kaluar, ndeshje që përfundoi me një përjashtim të bujshëm që shënoi edhe fundin e historisë së tij në Serie A. Që nga ai moment është pa skuadër dhe nuk duket i prirur të rikthehet në botën e futbollit në prag të të 30-ave. Disa persona megjithatë janë të shqetësuar për të pasi e kanë parë shumë shpesh në një kazino në qendër të Londrës: e ka frekuentuar për dy javë me ditë të alternuara, duke humbur rreth 25 mijë euro në natë duke luajtur poker në mes të natës.

Ai shkon atje rreth orës 2, shpesh vetëm dhe dukshëm i trishtuar, siç kanë konfirmuar disa lojtarë pokeri për të përditshmen angleze: “Ndonjëherë është vetëm, ndonjëherë shoqërohet nga një rreth njerëzish. Në fakt është mjaft e trishtueshme sepse nuk flet kurrë me askënd dhe nuk duket shumë i lumtur”. Flet shumë pak dhe humbet shumë para, për kënaqësinë e rivalëve që kanë gjetur një lojtar me mundësi të mëdha financiare, por jo të aftë. Humb shumë më tepër se sa fiton dhe shumë persona janë të shqetësuar për të sepse po shpërdoron gjithë pasurinë e tij: “Shkon lart, te tavolinat e pokerit me baste të larta, luan për disa orë dhe zakonisht humbet 25.000 paund çdo herë, që mendoj se është kufiri ditor i kreditit që kazinoja i ka dhënë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI