Flash

Dështimi i E-Albanias: Bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare

Lapsi.al 9 February 2026
Dështimi i E-Albanias: Bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare

Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset.

Edhe gjatë ditës së sotme, bizneset kanë raportuar se ai është jashtë funksionit, pasi punoi për disa ditë. Shumë ekonomistë u detyruan që të punojnë gjatë fundjavës kur mund ta aksesonin programin, ndonëse më vështirësi, por e hëna duket se ka rritur ngarkesën dhe ekonomistët tashmë shohin në ekran shënimin: “Ju duhet të aksesoni: https:/-/e-albania.al/”

Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.

“U bë e lodhshme vërtet dhe as nuk merret në konsideratë elementi stres. Ky është një artikull që duhet ta shkruajnë dhe publikojnë mediat. Ja psh. vetëm duke lexuar sms e grupit sot edhe pse nuk kam provuar platformën më është krijuar një mungesë dëshire të punoj llogarit ju qe e keni përjetuar. E vetmja e mire është që flasim në grup dhe është si një terapi e përbashkët për të mbajtur lart moralin dhe humorin. Ne madje kryem edhe një sondazh për këtë gjë.

Ajo që pala përballë e konsideron si kapriço dhe prishje rehati këtë ankesë tonën për ne është vetë “jeta”. Nuk është si mungesa e telefonit kur s’ke vale, por është vetë puna jone edhe koha jonë. Kemi dyfishim të kohës në procesim dhe përgjysmim të kohës së lirë. Me vjen shumë keq që po e përjetojmë gjithë këtë a thua se jemi pjese e ndonjë eksperimenti”, thotë Arbërore, ekonomiste.

Mosfunksionimi i sistemit SelfCare bllokon punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime të adresës, nëse është dhënë gabim.

“Jemi bërë si roje, që rrimë e gjurmojmë se kur sistemi punon, që të hyjmë e të bëjmë ndonjë veprim, ose hyjmë natën kur sistemi është më pak i ngarkuar”, thotë një ekonomist.

Mosfunksionimi i SelfCare pengoi dhe punën e bizneseve që duhet të dorëzonin deklaratat në 31 janar, duke detyruar Tatimet që të shtyjnë afatin në 20 shkurt.

Kjo është periudhë e zënë për kontabilistët, të cilët duhet të mbyllin dhe bilancet vjetore dhe SelfCare është baza kryesore për rakordimet.

“Mosfunksioni i SelfCare po na pengon dhe për të deklaruar TVSH-më e muajit janar”, shton një ekonomist.

Sipas Aleancës së profesionistëve të Lirë, (APL), bllokimet sjellin pasoja të drejtpërdrejta në Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë; Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimi i tregut me fiskalizimin. /monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI