Flash

FOTOLAJM/ Ish-presidenti Alfred Moisiu del nga spitali pas 5 ditësh

Lapsi.al 9 February 2026
FOTOLAJM/ Ish-presidenti Alfred Moisiu del nga spitali pas 5 ditësh

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka kaluar problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në banesën e tij, pasi u trajtua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Moisiu u shtrua me urgjencë rreth pesë ditë më parë, por pas ndërhyrjes dhe kujdesit mjekësor, gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht gëzon shëndet të mirë.

QSUT ka publikuar gjithashtu një fotografi të ish-presidentit Moisiu së bashku me një nga mjeket, duke e shoqëruar me një mesazh falënderimi dhe urimi për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI