Flash

Nesër protesta e PD/ Policia zbulon rrugët që do të bllokohen (Harta)

Lapsi.al 9 February 2026
Nesër protesta e PD/ Policia zbulon rrugët që do të

Policia e Tiranës ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë depozituar kërkesë për zhvillimin e një tubimi, i cili do të mbahet ditën e nesërme, në orën 17:00, para godinës së Kryeministrisë.

Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si edhe për mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”.

Si pasojë e këtyre masave, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit. Konkretisht, nga ora 23:45 e ditës së sotme do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, deri në përfundim të tubimit.

Ndërkohë, ditën e nesërme, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të protestës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Po ashtu, do të ketë bllokime edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën me dije se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të mëtejshme edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimesh, qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative. Gjithashtu, ajo apelon që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI