Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Rama mbledh grupin parlamentar para se të shkojë në Bruksel, prezente dhe Balluku

Lapsi.al 9 February 2026
Rama mbledh grupin parlamentar para se të shkojë në Bruksel,

Përpara se të niset për në Bruksel, kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar. Kësaj mbledhje gjithashtu i është bashkuar dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht gëzon vetëm statusin e deputetit.

Pas shprehjes së gjyqtarëve të Kushtetueses, radhën e ka mbledhja e Komisionit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, të cilët kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetit me qëllim arrestimin e saj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të niset rreth orës 14:00 drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Kosta. Në fokus të bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me ...

08:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI