Flash

2A Group e Valon Ademit rrafshon malin në Novoselë/ Pse heshtin institucionet?

Lapsi.al 10 February 2026
2A Group e Valon Ademit rrafshon malin në Novoselë/ Pse heshtin

Mali në fshatin Mifol të Novoselës ka rënë pre e një masakre mjedisore, ku koncesionari i Aeroportit të Vlorës po e rrafshon për t’i çuar materialet inerte në vendin ku po ndërtohet aeroporti.

Siç shihet edhe përmes pamjeve të siguruara nga News24 (VIDEO KETU) kompania 2A Group me pronar Valon Ademin, vijon gërryerjen e malit në Mifol me mjete të rënda, ku dheun e dërgon në fushën e kripores, vend në të cilin po ndërtohet Aeroporti i Vlorës.

Televizioni News24 raporton se firma 2A Group nuk ka asnjë leje nga institucionet qendrore, lokale apo mjedisore dhe skandali thellohet më tej për shkak se pushteti vendor nuk reagon, pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të banorëve të Novoselës.

Heshtja e institucioneve në Vlorë përballë shkelësve të ligjit nuk është rastësi. Valon Ademi, me kompaninë e tij 2A Group ka në pronësi vetëm 2% të aeroportit të Vlorës e megjithatë, institucionet shtetërore, përfshirë policinë dhe gjykatat janë paralizuar përballë tij.

Ademi ka në prapaskenë mbështetjen e Belinda Ballukut, një fakt që është arritur përmes lidhjeve të tij të biznesit me Arbër Abazin, një familjar i afërt i Ballukut pasi është bashkëjetues i vajzës së tezes së saj.

Më herët biznesmeni Arbër Abazi është vënë në shënjestër të hetimeve të SPAK për disa tendera që ka përfituar nga Ministria e Energjitikës, por lidhjet e tij me Valon Ademin janë shpjegimi më i mirë se përse institucionet në Vlorë sot heshtin përballë masakrës mjedisore që po ndodh ditën për diell.

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e aeroportit të Vlorës

Për më tepër, raporton News 24, nuk ka ende një dokumentacion zyrtar që të përcaktojë sa metra kub dhera do të merren dhe për sa kohë do të zgjasë kjo ndërhyrje.

Pavarësisht se nga njëra anë dy firmat, që përbëjnë edhe koncesionarin e Aeroportit të Vlorës kanë mosmarrëveshje për aksionet, me bllokime dhe vendime, në terren puna vijon në shkelje të plotë të lejeve mjedisore.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI