Flash

Afera e Ballukut/ Berisha: Rama përdori pushtetin për të mbrojtur bashkëhajduten

Lapsi.al 10 February 2026
Afera e Ballukut/ Berisha: Rama përdori pushtetin për të mbrojtur

Sali Berisha është ngjitur në podiumin e PD duke renditur akuzat kundrejt Ramës dhe Ballukut. Ai thotë se kryeministri përdori pushtetin ekzekutiv për të bllokuar SPAK dhe presionuar Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut.

“Edi Rama prej 2 muajve përdori gjithë pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe presionit të të gjitha llojeve ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur bashkëhajduten e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë, për të mbajtur në detyrë bashkautoren e qindra mln eurove, për të mbajtur bashkëhajduten që ndërtoi Qukës-Qafë Plloçë 9 mln euro pa asnjë urë e tunel. U përpoq të bëhej pushteti për të mbrojtur lubinë sepse prapa saj është vetë ai. Faza e parë e këtij grushti shteti dështoi dhe këtu ju keni të gjithë pjesën e kontributit tuaj, me protestën tuaj”, tha drejtuesi i PD.

Berisha u shpreh i sigurt se brenda këtij muaji “do të çlirojë Shqipërinë”.

“Edhe grushti i dytë që po përgatit do të dështojë dhe shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin. Shkurti është muaji kur ne do të çlirojmë Shqipërinë!”, tha Berisha.

Të këshilluara

Ervin Salianji në protestën e opozitës

Edhe pse i lënë mënjanë angazhimit opozitar pas lëvizjes së tij brenda PD-së, Ervin Salianji nuk ka munguar as sot në protestën e opozitës. Ai është parë në ...

18:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI