Flash

Ambasada e SHBA reagon për çështjen "Balluku": Pavarësia e drejtësisë mbetet...

Lapsi.al 10 February 2026
Ambasada e SHBA reagon për çështjen "Balluku":

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i është përgjigjur interesimit të News24 lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama që u shpreh se Parlamenti nuk ka asnjë ngut për të kaluar në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për akuza që lidhen me tendera miliona euro.

Kujtojmë se kjo kërkesë është depozituar në Kuvend që në 16 dhjetor të vitit 2025. Në përgjigjen për News24, Ambasada e amerikane shprehet se pavërësia e institucioneve të drejtësisë është thelbësore në bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar” - thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Por përfaqësia diplomatike e SHBA ka shmangur komentet lidhur me çështjen Balluku, duke e konsideruar atë një çëshjte nën hetim.

“Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces” - thuhet në deklaratë.

Një ditë më parë një reagim erdhi nga Brukseli për deklaratat e Ramës, lidhur me çështjen Balluku.

“Është përgjegjësi e Parlamentit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”.

SHBA, por edhe Bashkimi Europiane kanë mbështetur që në nisje Reformën në Drejtësi e më pas ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Mbështetja ka qenë e vazhdueshme për punën e Prokurorisë së Posaçme GJKKO dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit" - thuhej në deklaratë. /Marrë nga BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI