Flash

Berisha: Prag grushti shteti brenda shtetit, Rama tentoi të bllokojë drejtësinë

Lapsi.al 10 February 2026
Berisha: Prag grushti shteti brenda shtetit, Rama tentoi të bllokojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Rama për dy muaj u përpoq të bënte grusht shteti për të mbrojtur Belinda Ballukun, e akuzuar dhe e marrë e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Berisha tha se Rama prej dy muajsh përdori pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe ushtroi presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun.

“Ishim në pragun e një grushti shteti brenda shtetit. Rama prej dy muajsh përdori pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe presione të të gjitha llojeve ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur bashkë hajduten e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë, për të mbajtur në detyrë bashkëautoren e vjedhjeve të qindra miliona eurove, për të mbrojtur bashkëhajduten që ndërtoi rrugën Qukës Qafë Plloçë”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës.

“Nëse shekullin e kaluar, Shqipëria u mbajt peng 45 vite, këtë shembull, në një kohë me një shpejtësi krejt tjetër, Shqipëria po përballet me pasoja akoma më katastrofike. Prej 13 viteve të fundit, pasoja që gërryejnë, rrënojnë çdo ditë vetë ekzistencën e shqiptarëve si banorë të saj. Me pasoja që ditën e sotme nga Brukseli, BE, për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve nga Ramaduro, dërgon paralajmërimin më ogurzi për Shqipërinë. Si kurrë më parë për ndonjë vend tjetër, paralajmërimi për zhbërjen nga e para të udhëtimit tonë 32-vjeçar plot sakrifica, shpresa, ëndrra drejt BE. Miq, e kemi quajtur Rilindjen qeveri të paligjshme sepse e tillë është. Kemi çdo dokument që fakton farsën zgjedhore të 11 majit. E kemi quajtur narkoshtet sepse i tillë është. Kemi 7 rezoluta ku partitë kryesore që drejtojnë sot në Europë dhe në botë pajtohen me këtë fakt. Por jemi treguar të butë. Jemi treguar të kursyer me emërtimet tona”, tha Berisha.

Të këshilluara

Ervin Salianji në protestën e opozitës

Edhe pse i lënë mënjanë angazhimit opozitar pas lëvizjes së tij brenda PD-së, Ervin Salianji nuk ka munguar as sot në protestën e opozitës. Ai është parë në ...

18:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI