Flash

Flamur Noka: Revolta do të vijë duke u shtuar

Lapsi.al 10 February 2026
Flamur Noka: Revolta do të vijë duke u shtuar

Flamur Noka ka folur për mediat para Kuvendit, ku është zhvendosur dhe një pjesë e protestuesve.

Noka tha protesta do të vijojë dhe revolta e qytetarëve do të vijë duke u shtuar. Ai i bëri thirrje efektivëve të policisë t’u bashkohen protestuesve për të shpëtuar të ardhmen e vendit.

“Protesta do të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjes politike. Ne nuk do të ndalemi, revolta do të vijë duke u shtuar. Revoltës së qytetarëve nuk mund t'i dalë përpara asnjë. Kemi dy godina të shndërruara në godina krimi, kryeministria dhe parlamenti. Këto dy institucione janë ato nga ku buron e keqja. Nuk ka orar për protestën por vetëm përballje. U bëj thirrje policëve të ndershëm. Mos i shërbeni narkoregjimit. Nuk mund të jeni njësh me krimin. Bëhuni me qytetarët se kështu i shërbeni Shqipërisë. Beteja vazhdon në dy fronte. Beteja vijon”, tha Noka.

Të këshilluara

Protestuesit zhvendosen drejt Parlamentit

Protestuesit po lëvizin në drejtim të Parlamentit, ndërsa policia ka vendosur kordonin e efektivët para godinës për të shmangur incidentet. Më herët para dre...

19:20

Ervin Salianji në protestën e opozitës

Edhe pse i lënë mënjanë angazhimit opozitar pas lëvizjes së tij brenda PD-së, Ervin Salianji nuk ka munguar as sot në protestën e opozitës. Ai është parë në ...

18:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI