Flash

Kapen armë dhe municione në Morinë, arrestohet 39-vjeçari

Lapsi.al 10 February 2026
Kapen armë dhe municione në Morinë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës pasi tentoi të kalonte kufirin me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta në automjet.

Në pranga është vënë shtetasi M.L., banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë.

Njoftimi i policisë:

DVKM Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Tentoi të kalonte kufirin, me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta në automjet, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, 39-vjeçari, shtetas kosovar.

Sekuestrohen sendet e paligjshme dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin M. L.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI