Flash

Marc Anthony reagon për konfliktin e familjes Beckham

Lapsi.al 10 February 2026
Marc Anthony reagon për konfliktin e familjes Beckham

Marc Anthony ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj konfliktit të bujshëm në familjen Beckham, pasi emri i tij u përmend në deklaratën e ashpër të Brooklyn Beckham kundër prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.

Këngëtari 57-vjeçar, i cili është mik i ngushtë i familjes Beckham prej dekadash dhe kumbari i Cruz Beckham, e cilësoi situatën si “ fatkeqësi”.

“Janë një familje e mrekullueshme,” tha Anthony në një intervistë për The Hollywood Reporter, të publikuar të hënën. “I njoh që përpara se të lindnin fëmijët. Jam shumë i afërt me ta.”

Megjithatë, ai shmangu detajet e konfliktit:

“Nuk kam asgjë për të thënë për atë që ndodhi. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq mënyra se si po luhet kjo histori, por mënyra se si po paraqitet është shumë larg së vërtetës,”shtoi ai.

Marc Anthony u përfshi në dramën familjare pasi Brooklyn Beckham deklaroi publikisht se nëna e tij, Victoria Beckham, i kishte “rrëmbyer” vallëzimin e parë në dasmën e tij me Nicola Peltz në vitin 2022 — një moment që supozohej të shoqërohej nga performanca e Anthony.

Në një postim në Instagram Stories në janar, Brooklyn shkroi se nëna e tij kishte kërcyer “në mënyrë të papërshtatshme” me të, duke e bërë të ndihej “i turpëruar dhe i parehatshëm” përpara rreth 500 të ftuarve.

“Sipas programit, Marc Anthony duhej të prezantonte vallëzimin tim romantik me gruan time, por në vend të saj, në skenë ishte mamaja ime,” shkroi Brooklyn.

Një burim për Page Six mohoi që ky të ketë qenë vallëzimi i parë zyrtar i çiftit, duke sqaruar se momenti ndodhi më vonë, pasi të ftuarit kishin filluar tashmë të kërcejnë.

Sipas një tjetër burimi nga dasma, Anthony duhej të prezantonte Brooklyn dhe Nicola për një vallëzim romantik në një skenë të ndërtuar posaçërisht për ta. Në vend të kësaj, ai e ftoi Brooklyn-in të kërcente me “gruan më të bukur në sallë” — duke iu referuar Victoria Beckham, dhe jo nuses.

Një i ftuar tha se Victoria u ngjit në skenë, e përqafoi Brooklyn-in dhe u afrua shumë me të, ndërsa Nicola Peltz u largua e përlotur nga salla.

“Victoria ia mori atë moment Nicolës. Kjo është e vërteta,” tha burimi, duke shtuar se ana e familjes Beckham duartrokiste, ndërsa familja Peltz mbeti në heshtje.

Në deklaratën e tij, Brooklyn theksoi se nuk dëshiron pajtim me familjen dhe i akuzoi ata se kanë tentuar vazhdimisht të dëmtojnë martesën e tij. Ai gjithashtu ka mbuluar tatuazhet që i kishte dedikuar babait dhe vëllezërve e motrës së tij.

Ndërkohë, vëllezërit dhe motra e tij — Romeo, Cruz dhe Harper — janë shfaqur publikisht të bashkuar në mbështetje të prindërve të tyre.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI