Flash

PAMJE TË RËNDA/ Policia tërheq zvarrë protestuesin e opozitës

Lapsi.al 10 February 2026
PAMJE TË RËNDA/ Policia tërheq zvarrë protestuesin e

Janë publikuar pamjet se si efektivë civilë të policisë kanë tërhequr zvarrë një qytetar i cili kishte dalë për të protestuar pasditen e sotme në Tiranë. Ai tërhiqet forcërisht dhe shoqërohet dhunshëm i kapur prej rrobave.

Në video shihet qartë se qytetari tërhiqet zvarrë nga efektivët e policisë, kapet prej flokësh apo ngrihet në ajër prej këmbe. Efektivët janë pa uniformë apo shenja dalluese të policisë së shtetit. 

Ky nuk është rasti i vetëm që qytetarët shoqërohen nën ushtrimin e dhunës nga ana e policisë, pasi kanë dalë për të protestuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI