Flash

Raporti i kredive me probleme bie nën kufirin e 4% për herë të parë pas 18 vjetësh

Lapsi.al 10 February 2026
Raporti i kredive me probleme bie nën kufirin e 4% për herë

Raporti i kredive me probleme ra për të nëntin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 3.8%, nga 4.17% që kishte qenë një vit më parë. Kjo është hera e parë në afërsisht 18 vjet që raporti i kredive me probleme bie poshtë nivelit të 4%. Raporti i kredive ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008.

Në fakt, në përgjithësi raporti i kredive me probleme kishte shfaqur një ecuri të qëndrueshme gjatë vitit 2025 dhe u duk se rënia e vazhdueshme që po regjistrohej qysh prej vitit 2017 mund të frenohej.

Megjithatë, siç ndodh zakonisht, muaji dhjetor solli një rënie më të madhe të kredive me probleme krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Deri në nëntor, raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 4.19%, në nivele pothuajse të njëjta me fundin e vitit 2024.

Rënia më e theksuar gjatë muajit dhjetor në përgjithësi ndodh sepse bankat bëjnë një pastrim të portofoleve nga kreditë e humbura para mbylljes së vitit financiar. Volumet më të mëdha të kredive të nxjerra jashtë bilanceve ndikojnë në uljen e raportit të kredive me probleme.

Nga ana tjetër, edhe rritja e fortë e portofolit të kredisë në muajin e fundit të vitit vlerësohet se ka ndikuar pozitivisht raportin e kredive me probleme.

Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2025 arriti vlerën e 943.5 miliardë lekëve. Vetëm gjatë muajit dhjetor, vlera e portofolit u rrit me më shumë se 18 miliardë lekë. Me bazë vjetore portofoli total i kredisë u rrit me 12.9%. Rritja e portofolit u përshpejtua më tej, krahasuar me rritjen prej 12.3% të vitit 2024.

Rritja e lartë, veçanërisht në segmentin e individëve, e ka mbajtur përsëri të lartë rritjen e kreditimit, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Banka e Shqipërisë dhe masave të marra me synim ngadalësimin e kësaj rritjeje.

Raporti i kredive me probleme sidoqoftë e vijoi rënien edhe gjatë vitit 2025, por, megjithatë, në kushtet e një rritje të shpejtë të kredidhënies vitet e fundit, por megjithatë Banka Qendrore vlerëson se është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si edhe gjatë monitorimit të saj.

Në një prononcim për “Monitor” në fund të vitit 2025, Banka e Shqipërisë vlerësonte se duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

Në vlerë absolute, stoku i kredive me probleme shënoi një rritje të lehtë gjatë vitit 2025. Në fund të dhjetorit, vlera e kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 35.9 miliardë lekë, nga 34.8 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI