Flash

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të dy të dënuarve për drøgë

Lapsi.al 10 February 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro, në pronësi

Janë sekuestruar pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe Itali.

Sipas policisë, bëhet fjalë për pronat e shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotik, dhe të shtetasit Gjino Lleshaj alias Shkelqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se Braçajt dhe Lleshajt i janë sekuestruar më vendim të Gjykatës së Tiranës 1 apartament në zonën e Selitës dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”. Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino Lleshaj alias Shkelqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI