Flash

Trump kërcënojë të bllokojë hapjen e urës që lidh SHBA me Kanadanë

Lapsi.al 10 February 2026
Trump kërcënojë të bllokojë hapjen e urës që

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se nuk do të lejonte hapjen e një ure që pritet të lidhë Kanadanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ura është në ndërtim e sipër, ndërsa Trump ka thënë se vendi i tij duhet të zotërojë “të paktën gjysmën” e infrastrukturës.

“Nuk do ta lejoj hapjen e kësaj ure derisa Shtetet e Bashkuara të kompensohen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë Kanadasë dhe gjithashtu derisa Kanadaja t’i trajtojë Shtetet e Bashkuara në mënyrë të drejtë dhe me respektin që meritojmë”, tha presidenti amerikan nëpërmjet një reagimi në “Truth Social”.

Më tej ai nënvizoi se për këtë çështje mund të nisin edhe negociatat ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të arrihet apo marrëveshje.

Ura, ende në ndërtim e sipër mbi lumin Detroit, do të lidhë qytetin me të njëjtin emër në Michigan me qytetin kanadez Windsor (Ontario).

Projekti filloi në vitin 2018 dhe kostoja totale u vlerësua të arrinte në 6.4 miliardë dollarë kanadezë (4 miliardë euro). Ura është planifikuar të jetë funksionale në vitin 2026.

Sipas një dokumenti nga organi i menaxhimit të projektit, Autoriteti i Urës Windsor-Detroit, Kanadaja është zotuar të garantojë plotësisht financimin e projektit, megjithatë, ura do të jetë në pronësi të përbashkët të vendit dhe shtetit amerikan të Michiganit. Ajo do të emërohet sipas legjendës kanadeze të hokejit në akull, Gordie Howe.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI