Flash

Vllaznia mund Bylisin në Kupë, tjetër fitore me rezultat të ngushtë dhe pa pësuar gol

Lapsi.al 10 February 2026
Vllaznia mund Bylisin në Kupë, tjetër fitore me rezultat të

Vllaznia ka fituar ndaj Bylisit në Ballsh, duke shënuar fitore 0-1 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Fitoren e vendosi Kastrati, nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa Bismark ishte lojtari vendimtar për mbajtjen e rezultatit.

Trajneri Edi Martini zgjodhi të mos aktivizonte Malën, Krymin dhe Balajn, duke i kursyer për përballjen e kampionatit me Elbasanin. Edhe Mirel Josa bëri disa ndryshime në formacion, por skuadra e tij nuk arriti të marrë rezultat pozitiv.

Takimi u zhvillua me ritëm të ulët, por kuqeblutë treguan disiplinë dhe kujdes në mbrojtje. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për Vllazninë, duke përfshirë edhe sfidat e kampionatit dhe Kupës. Shtatë prej tyre kanë ardhur në vitin 2026.

Portieri Pohls dhe mbrojtësi Jukaj kontribuan në mbajtjen e portës së paprekur, duke ndihmuar ekipin të ruajë avantazhin minimal. Në shumicën e fitoreve ka qenë vetëm 1-0, përveç një takimi të vetëm të fituar me rezultat 2-0.

Edi Martini: Vllaznia në garë për të dy trofetë.

Për gazetarët, trajneri Edi Martini tha se Vllaznia është në garë për të dy trofetë. "Rrezikova duke lënë disa lojtarë jashtë, por kisha besim te pjesa tjetër e skuadrës. Lojtarët që nuk kanë minuta përfituan dhe dhanë shenja të mira, sidomos Dros, Kouro, Doda dhe Bismark. Nuk humbëm shumë energji dhe tani mund të fokusohemi te kampionati. Të mësojmër nga gabimet e fazës së parë dhe duke ruajtur disiplinën në mbrojtje,” tha Martini.

Mirel Josa: Fokusi kryesor është kampionati

Pas ndeshjes, trajneri i Bylis, Mirel Josa komentoi për situatën e ekipit dhe performancën e lojtarëve. Ai theksoi se ndeshja nuk ishte vetëm një test. Kjo tha Josa ishte një mundësi për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe aftësinë e tyre në pozicione të ndryshme. Trajneri shprehu kënaqësinë për disa paraqitje individuale. Ai nënvizoi rëndësinë e lojtarëve që japin më shumë në pozicionet e tyre natyrale. Gjithashtu Josa shtoi se fokusi kryesor është ndeshjea e kampionatit të së shtunës.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698b2c77afdb2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI