Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Gazeta austriake: Shtohet presioni ndaj Ramës, opozita do protestojë më 20 shkurt

Lapsi.al 11 February 2026
Gazeta austriake: Shtohet presioni ndaj Ramës, opozita do protestojë

Gazeta austriake i ka bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë. Kronen Zeitungshkruan se, presioni mbi kryeministrin Rama po rritet teksa po kërcënojnë gjithnjë e më shumë sundimin e tij, i cili ka zgjatur që nga viti 2013.

Në artikull theksohet se, akuzat për korrupsion synojnë edhe udhëheqësin e opozitës, Sali Berishën, i cili akuzohet për dhënien e kontratave publike bashkëpunëtorëve të tij. Ndërkohë q= i fundit, ka bërë thirrje për protestën në vijim i cili do të mbahet me 20 shkurt.

Artikulli i plotë: "Demonstruesit hodhën kokteje Molotov dhe gurë drejt një ndërtese qeveritare, dhe policia u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës. Policia shqiptare raportoi se të paktën 16 oficerë u plagosën dhe 13 persona u arrestuan.

Presioni mbi kryeministrin Rama po rritet. Trazirat janë të fundit në një seri protestash të dhunshme që po kërcënojnë gjithnjë e më shumë sundimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka zgjatur që nga viti 2013. Protestat po nxiten nga udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, një ish-kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike të krahut të djathtë. 

Tensionet politike u përshkallëzuan në dhjetor pasi një zyrë e prokurorit të posaçëm ngriti akuza kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara. Balluku i mohon akuzat. Rama e përshkroi pezullimin e saj si një "sulm brutal ndaj pavarësisë së degës ekzekutive".

Akuzat për korrupsion synojnë edhe vetë udhëheqësin e opozitës, Sali Berishën, i cili akuzohet për dhënien e kontratave publike bashkëpunëtorëve të tij. Ai e mohon me forcë këtë. Ai ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme më 20 shkurt. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë një pengesë e madhe për pranimin e Shqipërisë në BE.", shkruhet në artikull.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI