Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Zbulohen 2 subjekte në Dimal ku shiteshin pjesë mjetesh të kontrabanduara

Lapsi.al 11 February 2026
Zbulohen 2 subjekte në Dimal ku shiteshin pjesë mjetesh të

Çmontonin makinat që kontrabandoheshin kryesisht nga Britania e Madhe, goditet rrjeti me dy subjekte ku kryhej aktiviteti kriminal.

Arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një i dytë, teksa u sekuestruan si prova edhe 68 automjete të çmontuara. Aksioni u krye në Dimal të Beratit dhe u kodua “Çmontimi”. Të dy të dyshuarit janë pronarë të serviseve të goditura.

Njoftimi i policisë së Beratit:

Si rezultat i kontrolleve, punës operative dhe asaj hetimore, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë e Beratit, finalizuan operacionin e koduar “Çmontimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjatë kontrolleve në subjektin e tyre (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore.

Automjetet dyshohet se janë të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar. Punohet për kapjen e shtetasit R. S.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 11 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96.1 lekë dhe do të shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 le...

09:02

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të mbizotërohet nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushta...

08:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI