Flash

Zgjidhet zyrtarisht kryetari i Kuvendit në Kosovë

Lapsi.al 11 February 2026
Zgjidhet zyrtarisht kryetari i Kuvendit në Kosovë

Albuena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, u zgjodh kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me votë për votuan 66 deputetë.

Kuvendi ka miratuar raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të legjislaturës së dhjetë me 118 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Adnan Rrustemi si kryesues i Komisionit tha se shqyrtoi dokumentacionin përkatës zgjedhor. “Komisioni në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit konstaton se në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë certifikuar 120 deputetë nga subjektet politike e koalicionet që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. LVV 57 deputetë, PDK 22 deputetë, LDK 15 deputetë, SL 9 deputetë, AAK 6 deputetë, KDTP 2 deputetë, SPO 1 deputet, koalicioni Vakat 1 deputet, NDS 1 deputet, IRDK 1 deputet, SDU 1 deputet, PLE 1 deputet, PSA 1 deputet, JGP 1 deputet dhe LPRK 1 deputet”

118 deputetë votuan pro formimit të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve. Anëtarët e komisionit u mblodhën menjëherë, ndërsa Kuvendi shkoi në pushim 15 minutësh derisa komisioni të përfundojë punën.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se ky komision do të shqyrtojë dokumentacionin përkatës për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja të mbajtura me 28 dhjetor 2025 dhe Kuvendit t’i paraqesë raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit si dhe verifikon kuorumin në seancën themeluese të legjislaturës së dhjetë.

Ai tha se kryesuesi i Komisionit të Përkohshëm duhet të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin më të madh të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë komision propozoi Adnan Rrustemin, Partia Demokratike e Kosovës propozoi Përparim Grudën, LDK-ja propozoi Armend Zemajn, Lista Serbe propozoi për anëtar të këtij komisioni, Srxhan Popoviq, AAK-ja propozoi Albana Bytyqin, ndërsa KDTP propozoi si përfaqësues aty Fatma Taçi, kolaicioni Vakat Rasim Demirin, ndërsa NDS Emilja Rexhepi, nga IRDK-ja është Elbert Krasniqi, nga PLE Veton Berisha, Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, SDU, Duda Balje, PSA Artan Asllani, LPRK Erxhan Galushi, Adem Hoxha nga JGP.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI