Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Japonia shfuqizon barazimin në ndeshjet e futbollit: humbja nuk do të jetë zero pikë

Lapsi.al 12 February 2026
Japonia shfuqizon barazimin në ndeshjet e futbollit: humbja nuk do të
Japonia ka shfuqizuar barazimin si rezultat. J1 League, pra divizioni më i lartë i futbollit japonez, ka vendosur të festojë njëqindvjetorin e kampionatit duke përcaktuar se ndeshjet që do të mbyllen në barazim pas 90 minutave të rregullta do të vazhdojnë me goditje nga pika e bardhë. Pra, më shumë spektakël dhe më shumë dëshirë për të luajtur në mënyrë sulmuese. Por fitorja nga njëmbëdhjetëmetërshi do të vlejë “vetëm” dy pikë dhe kush humbet nga penalltitë gjithsesi do të marrë një pikë.

Rregulli i ri vlen vetëm për J League 20026

Rregulli i ri zyrtarisht do të vlejë vetëm për këtë sezon, që do të jetë i shkurtër. Sepse federata ka vendosur të përshtatet me kalendarin europian. Pra, jo më kampionat që mbyllet brenda vitit kalendarik, por nga gushti do të nisë kampionati 2026-2027. Ky do të jetë një mini-kampionati, që do të përfundojë në qershor, praktikisht para Botërorit. Të shtunën e kaluar FC Tokyo dhe Kashima Antlers barazuan 1-1, më pas skuadra e Tokios fitoi 5-4 në goditjet e penalltive duke marrë kështu dy pikë. Në Japoni nuk përjashtohet megjithatë zgjatja e rregullit edhe për sezonin e ardhshëm; kështu do të ndodhë nëse do të ketë më shumë spektakël. Pra, nëse ideja do të rezultojë fituese, mund të konfirmohet. Dhe kush e di nëse ideja për J League 100 Years nuk do të adoptohet në të ardhmen edhe nga kampionate të tjera futbolli, ndoshta edhe europiane.

J League në 2026 do të luhet në pesë muaj

Ky edicion i kampionatit japonez gjithsesi është i veçantë: do të shohë sezonin e rregullt deri në maj, me skuadrat e ndara (si në sportet amerikane) në dy konferenca gjeografike, më pas play-off-et para finales, e cila do të mbahet në muajin qershor, me lojtarët më të mirë gjithsesi të angazhuar me kombëtaren japoneze, që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për herë të tetë radhazi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI