Flash

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë

Lapsi.al 12 February 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari

Mbrojtja e Rexhep Selimit gjatë paraqitjes së deklaratës përmbyllëse tha se Prokuroria është mbështetur tek një dëshmitar, i cili ka pretenduar se është rrahur nga Rexhep Selimi në Likoc më 1998 dhe si duket ai dëshmitar ka gënjyer për shkak të kompensimit financiar.

“Ata mbështeten në prova të pabesueshme të një dëshmitari, të cilin e kemi parë për herë të parë përpara këtij trupi gjykues që e implikon Selimin edhe në rrahjen e tij. Një pretendim që s’e kishte bërë asnjëherë përpara, pavarësisht mundësive të pafundme që kishte pasur për këtë gjë. Kompensimi financiar që dëshmitari i ka pranuar ZPS-së se ishte i interesuar, duket se të ketë mjaftuar që ky dëshmitar t’i gënjente sy më sy trupin gjykues”, tha Roberts.

Avokati i Selimit gjatë parashtrimeve përmbyllëse foli edhe për fjalimin në varrimin e mësuesit Halit Geci, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht.

Mbrojtja e Selimit tha se ka qenë fjalim klasik propagande në rrethanat e kohës dhe se i njëjti reflekton shënimet e Selimit për rezistencë kundër armikut.

Këtë ai përmendi për të treguar pretendimet e Prokurorisë lidhur me fjalimin e mbajtur në varrimin e mësuesit Halit Geci.

“Sa ironike është që të gjitha fjalët e thëna më parë gjatë dhe pas periudhës së aktakuzës, të gjitha pretendimet kundër të akuzuarve dhe të gjitha arsyet që kjo gjykatë u krijua fjalimi i mirënjohur gjatë varrimit të një mësuesi të vrarë Halil Geci që nxiti mbështetje për UÇK dhe e bëri UÇK-në publike për herë të parë është ajo që ZPS përdorë për të mbështetur pretendimet e saj kundër Selimit…Ai fjalim klasik propagande që ka qëllim të caktuar në rrethanat e kohës dhe thekson veprime të papërcaktuara dhe të paverifikuara që janë ndërmarrë kundër bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve dhe në mënyrë legjitime kritikon ata që besojnë që kjo nuk ishte politika e duhur që duhet ndjekur dhe kjo vërteton synimin e Selimit për të frymëzuar rezistencë“, tha ai.

Roberts tha se Prokuroria nuk ka argumentuar se si e mbështet pretendimin se Selimi ishte inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së deri në korrik të vitit 1998.

Ai tha se nuk ka prova për kohën kur Selimi u emërua dhe nuk ofron asnjë dëshmitar për këtë çështje.

Ekipi mbrojtës i ish-deputetit, Rexhep Selimi edhe gjatë ditës së nesërme do të vazhdojë të paraqes deklaratën përmbyllëse.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI