Flash

Ndahet nga jeta aktori i James Van Der Beek

Lapsi.al 12 February 2026
Ndahet nga jeta aktori i James Van Der Beek

Aktori James Van Der Beek, i njohur për publikun për rolin e tij në serialin ikonë “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin kolorektal.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Kimberly Van Der Beek, përmes një deklarate të përbashkët në Instagram.

“James David Van Der Beek, i dashuri ynë, u nda nga jeta në paqe këtë mëngjes,” shkroi ajo.

“Ai i përballoi ditët e fundit me guxim, besim dhe dinjitet. Ka shumë për të ndarë për dëshirat e tij, dashurinë për njerëzimin. Ato ditë do të vijnë.”

Kimberly kërkoi gjithashtu privatësi për familjen në këtë periudhë zie.

Pas publikimit të lajmit, figura të njohura të showbiz-it shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Hilaria Baldwin shkroi: “Po ju dërgoj shumë dashuri. Më vjen shumë keq.”

Aktorja Jamie-Lynn Sigler u shpreh: “Jemi me fat që ishim pjesë e rrethit të tij. Fluturo lart, James. Ti ishe gjithçka e mirë në këtë botë.”

Ndërsa Sarah Michelle Gellar reagoi me dhimbje: “Trashëgimia e James do të jetojë gjithmonë, por kjo është një humbje e madhe për familjen dhe për botën. Mallkuar qoftë kanceri.”

Edhe aktori Chad Michael Murray e cilësoi Van Der Beek si “një gjigant” dhe një frymëzim për të gjithë.

Van Der Beek ishte diagnostikuar me kancer në fazën e tretë në gusht të vitit 2023. Në nëntor 2024, ai zbuloi për revistën People se ishte detyruar ta bënte publike diagnozën pasi një tabloid po përgatitej ta publikonte lajmin.

“Kam qenë duke u përballur me këtë në mënyrë private deri tani, duke marrë trajtim dhe duke u fokusuar më shumë se kurrë në shëndetin tim,” ishte shprehur ai në atë kohë. “Jam në një vend të mirë dhe ndihem i fortë.”

 

James Van Der Beek u bë i famshëm në fund të viteve ’90 me rolin e Dawson Leery në “Dawson’s Creek”, ku luajti për gjashtë sezone përkrah Katie Holmes, Joshua Jackson, Michelle Williams dhe Busy Philipps.

Ai gjithashtu u shfaq në filmin “Varsity Blues” (1999), “The Rules of Attraction” (2002), serialin “CSI: Cyber”, si dhe pati role të shumta episodike në “How I Met Your Mother”, “Modern Family” dhe “Law & Order: Criminal Intent”.

Projekti i tij i fundit ishte “Sidelined 2: Interception”, i publikuar në vitin 2025.

 

Të këshilluara

Britney Spears shet katalogun e saj muzikor

Britney Spears ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor në një marrëveshje të madhe në industrinë e muzikës, raportojnë mediat amerikane. Fituesja e G...

14:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI