Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

"Të paktën nuk do të udhëtojmë shumë larg": Duka flet për shortin e Nations League

Lapsi.al 12 February 2026
"Të paktën nuk do të udhëtojmë shumë

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka komentuar shortin e Shqipërisë në Grupin C1 të UEFA Nations League. Direkt nga Brukseli, aty ku u zhvillua ceremonia e hedhjes së shortit, Presidenti Duka theksoi se ndeshjet fitohen në fushë dhe jo në letër, duke vlerësuar rëndësinë e kompeticion të Nations League, por shtoi se fokusin fillestar është te sfidat e play-off-it të marsit, ku Shqipëria do të tentojë të sigurojë një biletë për në Botërorin 2026.

“Në përgjithësi, unë nuk është se kam menduar ndonjëherë që ndeshjet fitohen në short apo në letër. Ndeshjet dhe kompeticionet fitohen në fushë. Ka shpeshherë raste që mendon se shorti ishte i keq dhe në përfundim të aktivitetit renditesh më mirë dhe anasjelltas. Gjithmonë ka një lloj baraspeshe sportive të skuadrave, sepse ndahen në vazo siç dihen rregullat. Nuk mund të them nëse ishim me fat apo pa fat. Mund të them për një gjë që ishim me fat që nuk kemi ndonjë skuadër që do të udhëtojmë shumë larg. Në Finlandë uroj që të mos luajmë në nëntor, sepse ka goxha temperatura të ulëta dhe nuk është mirë për futbollistët. Gjithsesi është një kompeticion që kemi kohë për ta përgatitur. Jam shumë i sigurt që do ta përgatisim dhe luajmë mirë".

Lexo më tej: Nations League, Shqipëria njeh kundërshtarët: short i pranueshëm për kuqezinjtë

Sigurisht përqendrimi kryesor i Kombëtares është në ndeshjet e play-off-it të marsit, të cilat mund të sigurojnë biletën e fundit për në Kupën e Botës e vetëm më pas, do të mendohet për Nations League. "Uroj që të kemi sukses në mars, uroj që të bëjmë gjithçka mirë me ndeshjet e play-off-it dhe pastaj të fillojmë dhe të mendojmë edhe për Nations League, i cili nuk është një kompeticion më pak i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm jo vetëm për renditjen dhe për të shkuar një grup më lart, por është shumë i rëndësishëm sepse nga ky kompeticion mund të sigurojmë edhe një vend në play-off-in e kualifikueseve të Europianit. Do ta bëjmë sa më mirë, do ta përgatisim sa më mirë dhe uroj që të kemi të gjithë futbollistët, akoma edhe më shumë të rinj, për ta luajtur sa më mirë këtë kompeticion”, – tha Presidenti Duka.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI