Flash

Ekstradimi/ Hasanpapaj dhe Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

Lapsi.al 13 February 2026
Ekstradimi/ Hasanpapaj dhe Çela dërgohen në Burgun e

Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Ky është një institucion i njohur për masat e forta të sigurisë dhe izolimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë.

Një ditë më para ata u ekstraduan nga Belgjika drejt Shqipërisë. Hasanpapaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepra penale si tentativë për vrasje, mbajtje pa leje e armëve etj. Ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Këtë të premte u ekstradua nga Belgjika edhe Mario Çela. Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” më 22 nëntor 2024. Bëhet me dije se nga kjo e premte janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë në Peqin. Kjo për shkak të izolimit të elementëve me rrezikshmërinë më të lartë në këtë institucion.

Të këshilluara

Analiza në BIRN: I papezullueshmi, Edi Rama

Nga Gjergj Erebara/ Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të Republikës, mazhoranc...

21:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI