Flash

Kontrabandonte dhe shiste pjesë automjetesh, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Lapsi.al 13 February 2026
Kontrabandonte dhe shiste pjesë automjetesh, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është vendosur në pranga për kontrabandë të pjesëve të automjeteve.

Pronarit, me iniciale Xh. H., iu gjetën në subjektin e tij automjete pjesërisht të çmontuara dhe pjesë automjetesh që kontrabandoheshin nga shtete të ndryshme të Europës. Ai nuk ishte i licencuar për këtë aktivitet. Policia sekuestroi 4 prej automjeteve të çmontuara dhe pjesë të tjera.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet në Patos, një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.

Vihet në pranga pronari i subjektit.

Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin:

-Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga shtete të ndryshme të Europës. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Sipas Shërbimit Mete...

07:58

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI