Flash

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec/ ADN e fetusit vërteton se është abuzuar

Lapsi.al 13 February 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec/ ADN e fetusit

Analiza e ADN-së ka vërtetuar shkencërisht se autori i abuzimit seksual të vajzës 12-vjeçare në Pogradec është Rrushan Selko, 67 vjeç. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se materiali gjenetik i fetusit përputhet plotësisht me atë të të moshuarit, i cili kishte njohje të hershme me familjen e viktimës.

E mbrojtur nga prania e psikologut, vajza ka rrëfyer se është kërcënuar vazhdimisht nga autori për të mbajtur ngjarjen të fshehtë. Ngjarja e rëndë doli në dritë më 30 dhjetor, pasi u konfirmua se e mitura ishte në javën e 22-të të shtatzënisë.

Policia dhe prokuroria kanë marrë në pyetje familjarët dhe po dokumentojnë çdo provë për të mbyllur dosjen hetimore. Autoritetet po e trajtojnë rastin me prioritet të lartë, duke u fokusuar te ndihma mjekësore dhe mbështetja psikologjike për të miturën, ndërsa i dyshuari ndodhet nën proces hetimi intensiv.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI