Flash

Tentuan të fusnin køkainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen 3 shqiptarë në Zvicër

Lapsi.al 13 February 2026
Tentuan të fusnin køkainë të fshehur në thasë me

Tre shqiptarë janë dënuar me nga 15 vite burg secili nga Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft, në Zvicër. Sipas mediave vendase, të dënuarit, të moshave 31, 32 dhe 34 vjeç, kishin tentuar në pranverën e vitit 2022 të transportonin një kontejner me rreth gjysmë ton kokainë, e fshehur në thasë me kafe.

Hetimet treguan se droga ishte transportuar drejt Zvicrës dhe se ata kishin thurur plane për ta marrë dhe për ta zhvendosur ngarkesën. Ata tentuan disa herë të lokalizonin kontejnerin në ambientet e kompanisë së transportit Swiss Terminal në Frenkendorf, por pa arritur ta gjenin.

Ngarkesa u zbulua më vonë në fabrikën e Nespresso-s në Romont, çka çoi në identifikimin dhe arrestimin e tyre. Gjykata i shpalli fajtorë për trafik ndërkombëtar droge dhe vendosi dënimin me nga 15 vite burg për secilin.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Sipas Shërbimit Mete...

07:58

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI