Flash

Vràu një pakistanezë në burg pas përleshjes mes grupeve, dënohet përjetë shqiptari

Lapsi.al 13 February 2026
Vràu një pakistanezë në burg pas përleshjes mes

Gjykata e Apelit në Hania të Greqisë dënoi me burg përjetë një të burgosur shqiptar, i cili akuzohet se pas një përleshje mes të izoluarve në Hania, vrau me thikë një tjetër të burgosur pakistanez. Krimi ndodhi pas një përleshjeje masive mes të dënuarve në burgun që ndodhet në Agia, në qelinë e tij.

Incidenti ndodhi më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish shqiptarë u përleshën me një grup pakistanezësh, duke rezultuar në plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve u plagos rëndë pasi u godit me thikë të improvizuar.

I burgosuri, me origjinë pakistaneze, u dërgua në Spitalin e Hanias ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe luftoi për jetën në Njësinë e Kujdesit Intensiv për dy ditë, por në fund humbi jetën nga plagët e rënda.

Katër të burgosur u arrestuan për vrasjen, të cilët ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut. Nga të katër, njëri, me origjinë shqiptare, i cili kishte qëndruar në burg gjatë gjithë këtyre viteve, u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit me Juri të Përzier.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Sipas Shërbimit Mete...

07:58

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI