Flash

“Drejtësi, jo politikë” - Gjithçka gati për marshin qytetar më 17 shkurt

Lapsi.al 14 February 2026
“Drejtësi, jo politikë” - Gjithçka gati për

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, përmes Eliza Hoxhës dhe Ismail Tashollit, mbajti konferencën e fundit për media para marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë, në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës. Eliza Hoxha tha se sheshi i kryeqytetit “do të jetë zemra e Kosovës që rreh njëzëri”. Ajo theksoi se marshi dëshmon unitetin qytetar në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe historisë së vendit. Ajo bëri të ditur se mobilizimi ka qenë i jashtëzakonshëm, me mbështetje nga të gjithë. Hoxha thotë se priten mbi 200 mijë qytetarë dhe synuar që të jetë marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë. Qytetarët do të kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Ismail Tasholli prezantoi detajet organizative. Marshi do të ketë pesë folës qytetarë pa përfshirje partiake. Programi përfshin performanca nga Ilir Shaqiri dhe Lyrical Son. Do të ketë edhe një aksion simbolik tek monumenti NEWBORN. Hoxha dhe Tasholli rikujtuan se 17 shkurti simbolizon përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë dhe të vërtetën.

“Kur qytetarët bashkohen pa dallime, ata krijojnë vetëdije dhe forcojnë shtetin,” tha Tasholli.

Platforma bëri thirrje që të gjithë qytetarët të dalin më 17 shkurt për një marsh paqësor, dinjitoz dhe gjithëpërfshirës. “Gjithçka është gati. Faleminderit për mbështetjen masive! Shihemi më 17 shkurt.”

Të këshilluara

Analiza: Arsimi i lartë, në udhëkryq

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitetet, rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, ndërkom...

21:29

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI