Flash

Prej vitesh në një kamp në Siri, riatdhesohet në Shqipëri Eva Dumani

Lapsi.al 14 February 2026
Prej vitesh në një kamp në Siri, riatdhesohet në

Autoritetet shqiptare kanë arritur që të kthejnë në Shqipëri Eva Dumanin, e cila prej vitesh ndodhej në një kamp në Siri. Operacioni u krye në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit, pas transferimit nga Turqia. E reja kishte refuzuar më herët që të largohej nga kampi sirian. Në misionin e mëparshtëm, u rikthye në vend vëllai i saj, Endri.

Eva kishte refuzuar më herët që të riatdhesohej. Në një mesazh zanor që iu kishte dërguar dikur të afërmve, ajo thoshte: “Kam vendosur të mos kthehem më. Talhen (Endrin) e çova, merre ti. Ka një çantë blu amanet”, duke iu referuar vëllait që u riatdhesua më herët.

Eva dhe Endri Dumani ishin përkatësisht 8 dhe 6 vjeç kur babi i tyre i rrëmbeu drejt Sirisë për t’iu bashkuar xhihadistëve në shtetin islamik. Gjyshja e tyre shkoi atje për të tërhequr fëmijët pas vrasjes së të atit, por dha shpirt e burgosur në kamp.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI