Flash

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

Lapsi.al 14 February 2026
Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj

Policia ka goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës. Në pranga për këtë veprimari kriminale kanë rënë tre të rinj të moshës 25, 26 dhe 27 vjeç. Një thikë dhe sasa e lëndës narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga shtetasit:

K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër;

F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;

J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete një mjet prerës (thikë).

Shtetasi F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Gjithashtu, shtetasi J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI