Flash

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur

Lapsi.al 14 February 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit,

Një aksident është regjistruar në zonën e Labinot-Fushë, në aksin nga "Tuneli i Krrabës" drejt Librazhdit. Në përplasje janë përfshirë dy automjete. Dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, qarkullimi në këtë segment është rënduar ndjeshëm. Janë krijuar radhë të gjata dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve.

Ky aks është një nga arteriet kryesore që lidh kryeqytetin me Juglindjen e vendit dhe gjatë fundjavave përballet me trafik të dendur. Policia ndodhet në terren me forca të shtuara. Po punohet për normalizimin e qarkullimit dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI